Shqetësim për variantin Delta: Në Britani, mutacioni përbën 91% të rasteve

11/06/2021 - 18:11

Më shumë se 90 për qind e rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe janë të variantit, Delta, i identifikuar fillimisht në Indi.

Kështu tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, në fjalën e tij para një komisioni parlamentar.

“Të dhënat, të cilat i shqyrtova një ditë më parë, tregojnë se varianti Delta përbën tani 91 për qind të rasteve të reja në Britaninë e Madhe”, tha ai.

Ndërsa ka vaksinuar plotësisht, gati 30 milionë banorë, Britania e Madhe po përjeton rritje të rasteve me koronavirus. Mbi 7500 raste të reja u shënuan të mërkurën, rritja më e madhe ditore që prej 26 shkurtit.

Kjo tregon se varianti Delta po përhapet me shpejtësi rreth vendit. 6 persona të tjerë humbën jetën nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.

Situata me pandeminë po rrezikon atë që ishte cilësuar si rihapja e madhe e vendit, më 21 qershor kur do të hiqeshin gati të gjitha kufizimet. Edhe kancelarja Merkel, e cilësoi si shqetësues variantin indian.

“Nuk duhet të harrojmë se koronavirusi nuk është zhdukur. Jemi të shqetësuar nga i ashtuquajturi varianti Delta, i cili po përhapet shpejt në Britani. Duhet të përshpejtojmë vaksinimin, për të rritur mbrojtjen nga varianti”.

Më herët, kreu i OBSH-së në Europë, Hans Kluge paralajmëroi se kontinenti ishte ende larg imunizimit, ndërsa rreziku për përhapjen e variantit Delta, ishte real.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e bashkëpunues i botës së lirë, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, duke njoftuar një paketë sigurie prej 150 milionë dollarës

Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret më për persona nën 60 vjeç në Itali.

Një sulm me armë ka ndodhur në Austin të Teksasit mëngjesin e së shtunës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose k

Partia nacionaliste në pushtet në Hungari ka paraqitur një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar pol

Rreth 33,000 fëmijë tejet të kequshqyer në rajonin Tigray të Etiopisë janë në rrezik të lartë të vdekjes, ka thënë Agjencia për Fëmijë e

Udhëheqësit demokratë të Senatit kërkuan që ish-Prokurorët e Përgjithshëm Bill Barr dhe Jeff Session, të cilët kanë shërbyer gjatë admini

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar ditën e sotme një fabrikë të re përpunimi në Francë, ku do të prodhohet vaksina e Modernas për k