Shtëpia e Bardhë “e zhgënjyer” me transparencën e Kinës për koronavirusin

14/02/2020 - 12:24

Shtetet e Bashkuara ndihen të zhgënjyera nga mungesa e transparencës së Kinës për krizën që ka krijuar koronavirusi, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ditën e djeshme.

“Jemi pak të zhgënjyer nga mungesa e transparencës që vjen nga kinezët,” u tha gazetarëve Larry Kudlow, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Nga ana tjetër, Trump vlerësoi të enjten homologun e tij kinez Xi Jinping për përgjigjen e qeverisë së tij ndaj virusit, i cili ka vrarë zyrtarisht 1.383 njerëz dhe infektuar gati 64,000 që nga dhjetori. Por Kudlow tha se pyetjet pa përgjigje ishin në rritje dhe nuk kishte asnjë shenjë të bashkëpunimit të premtuar.

“Presidenti Xi siguroi Presidentin Trump se Kina do bashkëpunonte, ata do të pranonin ndihmën tonë,” shtoi ai.

“Ne jemi mëse të gatshëm të punojmë me KB (dhe) OBSH për këtë dhe ata nuk do të na lejojnë. Unë nuk e di se cilat janë motivet e tyre. Unë e di se mesa duket gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë atje. ”

“A është Byroja Politike me të vërtetë e sinqertë me ne?” pyeti ai, duke iu referuar organit të lartë drejtues të Kinës komuniste.

Një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit pritet të arrijë në Kinë gjatë fundjavës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pesë tonë kokainë që po transportoheshin nga Kolumbia me nëndetëse janë sekuestruar nga autoritetet Panameze, ndërsa në pranga kanë përfu

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të enjten se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau 11 persona një natë më parë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një tren me 200 pasagjerë doli nga shinat e hekurudhës në Australi.

Kina ka dëbuar tre gazetarë të Wall Street Journal të cilët kishin shkruar për efektet ekonomike dhe politike që do të ketë në vendin më

Hetuesit gjetën një video dhe një shkrim të autorit të masakrës të Hanau: Tobias R, përgjegjës i masakrës ku humbën jetën 11 persona, kis

Dy pasagjerë të bllokuar në anijën karantinë në Japoni kanë vdekur prej koronavirusit.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën e Presidentit Donald Trump.

Dy sulme me armë kanë ndodhur në Gjermani në qytetin Hanau duke lënë të vdekur 11 persona dhe plagosur 5 të tjerë.

Koronavirusi ka tejkaluar 2 mijë viktimat duke e çuar në 2012 të vdekur në më pak se dy muaj nga shfaqja e tij.

Shkelja e rradhës e armëpushimit të vendosur në Soçi të Rusisë, midis gjeneralit libian Khalifa Haftar dhe qeverisë së marrëveshjes kombë