Shtëpia e Bardhë: Priten sanksione të reja ndaj Rusisë

16/04/2018 - 21:29

   Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, për mbështetjen ndaj Presidentit Bashar al-Assad në luftën civile 7-vjeçare dhe në përdorimin e armëve kimike.

Sarah Huckabee Sanders, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, tha se “vendimi do të merret në të ardhmen e afërt”.

Të dielën, Nikki Haley, ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, la të kuptohet se vendimi për sanksione të reja është marrë tashmë.

Ajo tha në një intervistë për televizionin CBS NEWS, se Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin “ka për t’i njoftuar sanksionet e reja të hënën dhe se sanksionet do të prekin drejtpërdrejt kompanitë që kanë lidhje me pajisjet që janë përdorur për armët kimike të Assadit.”

Diplomatja amerikane Haley, tha se ajo mendon se “të gjithë ne dërguam një mesazh të fortë” të shtunën e kaluar me sulmet me raketa ndaj objekteve të prodhimit të armëve kimike nga SHBA, Britania, dhe Franca dhe se “shpresojmë që ata kanë për ta dëgjuar mesazhin tonë”.

Moska po e dënon mundësinë e sanksioneve të reja ndaj saj, që u shtohen sanksioneve të mëparshme të Perëndimit, si ndëshkim për mbështetjen e separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, që luftonin me forcat e Kievit.

“Qëndrimi me sanksione ndaj Rusisë po bëhet një ide fikse”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Ne përsëri i konsiderojmë këto sanksione si të paligjshme…dhe jemi të bindur se çdo ekonomist mund të shohë përpjekje të hapura për t’i larguar kompanitë ruse nga tregjet globale. Nuk kemi të bëjmë me asgjë tjetër, veçse me një rrëmbim ndërkombëtar të pasurive tona”, – tha zëdhënësi i Kremlinit./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, Paul Allen, i cili bashkëthemeloi me Bill Gates kompaninë e teknologjisë Microsoft.

Skenari i një mungesë marrëveshje midis Londrës dhe BE-se në negociatat për Brexit është më e mundshme se kurrë më parë, u shpreh sot pre

Çështja e emigrantëve të kthyer në kufirin italo-francez ka ndezur përsëri polemikat mes Italisë dhe Francës.

Të paktën 6 persona humbën jetën në komunën e  L’Aude, në jug të Francës, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje.

Presidenti amerikan Donald Trump akuzon shkencëtarët e ndryshimeve klimatike se kanë “axhendë politike”.

Një bombë artizanale shpërtheu në portën hyrëse të degës lokale të Lega Nordit në qytezën e vogël Ala në veri të Italisë.

22 persona, përfshirë edhe disa fëmijët, humbën jetën të dielën kur një makinë me emigrantë të nisur drejt Greqisë ka dalë nga rruga duke

Një baba i pafat në qytetin Detmold të Gjermanisë është bërë vrasës i së bijës 7-muajshe pas një aksidenti të shkaktuar nga pakujdesia.

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u lirua sot pasi shleu dënimin me 20 ditë burg, ku u mbajt me akuzën për organizimin e një prot

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar bojkotin e konferencës ndërkombëtarë në Arabinë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit Jama