Shtëpia e Bardhë: Trump - Kim takim kokë-më kokë

11/06/2018 - 20:30

   Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Trump do të mbajë një takim kokë-më kokë me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un të martën në mëngjes, ku të pranishëm do të jenë vetëm përkthyesit. Më pas ata do të kenë një drekë pune dhe një takim dy-palësh më të zgjeruar, ku do të jetë të pranishëm Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se më pas, Presidenti Trump do të mbajë një konferencë shtypi dhe në mbrëmje me orën lokale do të largohet po të martën nga Singapori. Në deklaratë thuhet gjithashtu se bisedimet mes zyrtarëve të SHBA dhe të Koresë së Veriut po vazhdojnë dhe se ato kanë përparuar më shpejt se sa pritej.

Presidenti Trump sot pati një drekë pune të organizuar nga kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong, në Istana, që është rezidenca zyrtare e presidentit të qytetit.

Në drekën me Presidentin Trump u servir edhe një tortë me rastin e 72-vjetorit të tij që është në datën 14 qershor

Trump sot foli në telefon edhe me Presidentin koreanojugor Moon Jae-in, i cili sipas zyrtarëve të Seulit, ai është shprehur se në se takimi i së martës përfundon me sukses, kjo do ishte një dhuratë për të gjithë botën.

Shtrëngimi historik i duarve mes zotit Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim do të ndodhë në mjedisin 12 hektarësh të hotelit luksoz Capella një vendpushim në ishullin e Sentozës.

Për të ndjekur takimin historik, në Singapor kanë shkuar rreth 5,000 gazetarë, por vetëm një grup i vogël reporterë amerikanë dhe koreanoveriorë do të lejohen të ndjekin momentin kur të dy udhëheqësit të përshëndein njëri tjetrin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës të Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavar

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi për ekonomistët; Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kre

Forcat ushtarake siriane janë zhvendosur pranë kufirit me Turqinë për t’i kundërpërgjigjur me armë agresionit turk ndaj kurdëve që ndodhe

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shfaq si rrallëherë më parë në publik, i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forca të

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgji

Tajfuni shkatërrues “Hagibis”, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Japoni, ka lënë gjurmët e tij vrastare. Dje në mëngjes

Pas humbjes së kandidates franceze për në Komisionin e BE, Sylvie Goulard, presidenti i Francës e ka rritur presionin ndaj presidentes së