Shteti i parë në botë që i rikthehet totalisht jetës pas pandemisë

11/05/2020 - 08:41

Australia është zyrtarisht shteti i parë në botë, që do të lejojë rihapjen totale të jetës nga kjo javë, pas mbylljes nga koronavirusi. Kështu shkruajnë mediet e huaja, teksa theksojnë se në Australi tashmë do të happen baret, restorantet, parqet dhe pishinat.

Raportohet se janë zhvilluar teste masive përgjatë dy muajve të fundit dhe ato vijojnë, pavarësisht lehtësimit të masave. Vetëm të shtunën u kryen në mbarë vendin mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e planit me 3 faza për të lehtësuar gradualisht masat shtrënguese që prej 8 majit ndërsa deri në korrik, 1 milion qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht.

Nga e premtja e 15 majit, edhe Nju Sauth Uells do të rihapë bare e kafene si dhe do të lejojë 5 persona të rrinë bashkë me njëri-tjetrin.

Do të lejohet edhe mbajtja e ceremonive martesore, por jo me më shumë se 10 të ftuar apo funeralet me jo më shumë se 20 pjesëmarrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

CNN i ka kushtuar një artikull të veçantë pasaportës së vaksinimit dhe lidhjes së saj me pushimet e ardhshme verore.

Presidenti dhe 4 futbollistët e Palmas Fútbol y Regatas, anëtarë në divizionin e katërt të futbollit brazilian, vdiqën këtë të diel në nj

Personat të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 ende mund ta transmetojnë infeksionin tek ata që nuk e kanë marrë ende ilaçin, prandaj ë

Policia në Hollandë ka arrestuar kreun e pretenduar të një prej bandave më të mëdha të drogës në botë me një urdhër të lëshuar nga Austra

Policia ruse ka arrestuar mbi 2500 vetë dhe ka përdorur forcën për të shpërndarë protestuesit që kishin dalë në mot të acartë me thirrjet

Raportohet se një tërmet me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter ka goditur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ishullin Shetland.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se do të hapë procese gjyqësore kunder kompanive Pfizer dhe AstraZeneca.

Nëse problemet e ditëve të fundit me furnizimin me doza vaksinash vijojnë, zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Itali bënë me dije se do t

Bashkëshortja e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalny u arrestua sot gjatë operacioneve të forcave ruse të rendit kundër protestuesve n

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha ditën e djeshme se mutacioni i ri i Covid ishte mbizotërues në vendin e tij dhe