Shtim i infektimeve ditore me koronavirus në gjithë Europën

09/08/2020 - 17:40

Në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ritmet e përhapjes së COVID-19 po shtohen. Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania pati një shifër të lartë prej 555 infektimesh ditore. Prej disa ditësh ky vend ka pasur mbi 1 mijë të infektuar, shifra më e lartë që prej hapjes së pandemisë.

Trendin më të lartë ditor e ka Spanja, ku të dhënat më të fundit të bëra zyrtare janë ato të së premtes kur u shënua shifra më e lartë që pas kapërcimit të kulmit të pandemisë në maj. Të premten u shënuan mbi 4500 raste të reja.

Spanja ndiqet nga Franca ku të dhënat më të fundit janë të së shtunës dhe ku infektimet ditore thyen rekordin e 2 muajve të fundit, me mbi 2200 raste të reja.

Nëpër botë, numrin më të lartë të infektimeve ditore e kanë Shtetet e Bashkuara me mbi 56 mijë dhe Brazili me rreth 50 mijë. Në gjithë globin, këtë të dielë numërohen shifra tepër të larta prej mbi 266 mijë të infektuarish ditorë, teksa përllogariten mbi 19.8 milionë të prekur prej fillimit të pandemisë, mes të cilëve 730 mijë kanë humbur jetën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të martën se një milion vdekje nga COVID-19 ishte “një moment shumë i trishtuar”,

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

Organizata botërore Amnesty International ka tërhequr operacionin e saj nga India. Organizata në një njoftim bën me dije se qeveria e Ind

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.

Holanda, nga sot, nis me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, pasi numri i rasteve të reja në ditë i është afruar tashmë 3-mij

Ligjvënësit amerikanë kanë kaluar një vit plot furtuna politike, përfshirë procesin gjyqësor në Senat për shkarkimin e mundshëm të Presid

Në 24 orët e fundit Italia ka raportuar 1,494 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas Brexit-it është ende larg ndërkaq mosmarrëveshjet vazhduan të hënën derisa kj

Të hënën, mjekët turq i bënë gjilpërën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) një punonjësi shëndetësor.

Pandemia e koronavirusit vazhdon përhapjen nëpër botë, ku prej saj regjistrohen gati 1 milionë vdekje e më shumë se 33 milionë infektime.