Shumica e republikanëve votojnë kundër gjyqit për Trump

27/01/2021 - 11:35

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit Amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Kjo sinjalizon se Trump nuk do të dënohet mbi akuzat për nxitje të trazirave vdekjeprurëse në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 6 Janar.

Në një votim procedural të mbajtur të martën, vetëm 5 nga 45 senatorët republikanë iu bashkuan 50 demokratëve të Senatit, që duan të vazhdojnë me gjyqin.

Votimi me 55 vota për dhe 45 kundër sugjeron se gjyqi i Trump-it ka të ngjarë të përfundojë me pafajësi. Për ta dënuar Trump-in, së paku 17 senatorë republikanë duhet të bashkohen me të gjithë senatorët demokratë, për të arritur shumicën minimale prej dy të tretave.

Gjyqi nuk është planifikuar të fillojë deri në javën e 8 Shkurtit. Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trump-it, pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 Janar.

Në trazirat në Kongres, pesë persona kanë vdekur, në mesin e tyre një zyrtar i policisë. Trump është akuzuar se me fjalimet e tij, i ka nxitur mbështetësit të sulmojnë dhunshëm Kongresin, në përpjekje për të ndryshuar rezultatin zgjedhor./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në Gjermani.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 246 pacientë me Covid-19.

Mjekët italianë dhe shkencëtarë të tjerë thonë se, sipas hulumtimit nga profesionistë të shëndetit të cilët zhvilluan vaksinën koronaviru

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili është shpallur fajtor mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar nj

Europa duhet të përgatitet plotësisht për të menaxhuar një epokë të pandemive, edhe kur Covid-19 të jetë mundur, deklaroi për "Financial

Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me coronavirus.

Takis-Rottapharm është vaksina italiane e cila po testohet si fillim në pjesën veri-lindore të Milanos.

Vijon tensioni i lartë mes Greqisë dhe Turqisë. Që të dy vendet janë duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Egjeu.

Berberët dhe parukeritë në Gjermani të cilët janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit për shkak të pandemisë së koronavirusit të hënën do të

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrol