Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shfaq si rrallëherë më parë në publik, i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forca të shumta sigurie.

Trudeau e kishte veshur jelekun antiplumb poshtë një këmishe dhe siç mund të shikoni në foto, dallohej lehtësisht. Tubimi u mbajt në qytetin Ontario të Mississauga, jashtë Torontos.

Nga ana tjetër, policë të cilën mbanin çanta shpine e kishin izoluar kryeministrin nga të katër anët në podium.

Skenat ishin të çuditshme për historinë politike kanadeze, e cila ka qenë jashtëzakonisht paqësore.

Sipas mediave të huaja, Trudeau veshi jelekun antiplumb në fushatë, pasi ishte kërcënuar.

Kryeministri kanadez, i cili shpesh futet mes turmës për të shtrënguar duart dhe për të pozuar për foto, bëri të njëjtën gjë ndërsa po linte aktivitetin, por kësaj radhe ishte i rrethuar nga forcat e sigurisë.