Si përhapen viruset nëpër zyra, çdo sezon është një bakter që vjen vërdallë

26/03/2020 - 10:42

Mjafton vetëm një sipërfaqe e kontaminuar që një virus të infektojë një zyrë të tërë. Miliona vetë nëpër botë i kanë braktisur vendet e tyre të punës me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, dhe kjo nuk është thjesht një masë paraprake, thotë BBC.

Zyrat, thotë gjigandi mediatik, janë “vatra” të përhapjes së viruseve dhe baktereve. Çdo sezon, është një virus që vjen vërdallë. Një person të mbërrijë në zyrë duke tështirë apo kollitur, e virusi do t`i kalojë edhe kolegëve, të cilët do të vazhdojnë reaksionin zinxhir.

Kërkime të shumta e kanë dëshmuar se zyrat janë një vend ku sëmundjet mund të përhapen lehtë. “Njerëzit kalojnë nëpër zyra një pjesë të mirë të jetës, dhe sipërfaqet e përbashkëta atje preken nga një numër i madh njerëzish, ndërsa mikrobet ka dhe në ajër”, thotë Krissi Hewitt, North Carolina School of Science and Mathematics.

Me pak fjalë, shumë vende që prekni në zyrën tuaj mund të jenë përhapës të fuqishëm të viruseve. Jonathan Sexton, kërkues në College of Public Health në Universitetin e Arizonës, zbuloi se ndër objektet më të rrezikshme në këtë drejtim janë dorezat e frigoriferëve, dorezat e sirtarëve, rubinetat, aparatet e kafesë. Për këtë u bë dhe një eksperiment nga Shoqata amerikane e mikrobiologjisë.

Studiuesit vendosën vendosën vetëm një kampion të një virusi të pamdëmshëm në dorezën e një dere e një tryezë të një godine me zyra. Zona e parë që u kontaminua ishte vendi ku punonjësit mblidheshin gjatë pushimit. Brenda katër orësh, virusi mund të gjurmohej në 40 deri në 60% të punonjësve, vizitorëve dhe objekteve më të prekura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas ministrit italian të Shëndetësisë, Roberto Speranza, Italia ka vendosur të zgjasë izolimin dhe masat shtrënguese deri më 12 prill.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe e ka kaluar shifrën 2800, me mbi 153 mijë

Pas Shqipërisë e Kinës, me Italinë janë solidarizuar edhe vende të tjera të Europës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Të gjithë austriakët do të duhet të përdorin maska për fytyrën gjatë blerjeve të ushqimeve, njoftoi sot qeveria, duke prezantuar një tjet

Një infermiere 30-vjeçare në Belgjikë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke u bërë viktima më e re në këtë shtet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë.

Gjatë konferencës ditore për shtyp paraditen e sotme, ekspertë të Shëndetësisë FPS dhe Komiteti Kombëtar i Krizave zbuluan zhvillimet më

Agjencia publike e shëndetit në Gjermani ka raportuar se deri më tani janë infektuar 57.298 persona në të gjithë vendin nga koronavirusi.