S'ka marrëveshje për Brexit, me 322 vota pro dhe 306 kundër është rrëzuar marrëveshja e Johnson me BE

19/10/2019 - 16:18

Nuk ka marrëveshje për Brexit, me 322 vota pro dhe 306 kundër është rrëzuar marrëveshja e Johnson me BE. Kryeministri i detyruar të kërkojë nga BE-ja një tjetër shtyrje

Parlamenti britanik ka hedhur poshtë marrëveshjen e kryeministrit Boris Johnson me BE, për Brexit. Parlamenti britanik me 322 vota pro dhe 306 kundër e detyron tashmë Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje të datës për Brexit deri më 31 janar të vitit 2020.

Oliver Letëin, një deputet i cili u përjashtua nga partia konservatore  e Johnson muajin e kaluar, propozoi të refuzohet marrëveshja derisa i gjithë legjislacioni i kërkuar për zbatimin e projekt-ligjit, të miratohet nga Parlamenti.

Johnson tha se është "urgjente" që vendi të kapërcejë bllokimin dhe të "bashkohet", duke deklaruar se marrëveshja e tij mund të "përçajë politikën britanike". “Mos na tradhëtoni përsëri”, - tha Johnson duke iu drejtuar laburistëve.

Lideri i opozitës britanike dhe kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha në fjalën së tij në Parlamentin britanik se populli duhet ta japë fjalën e fundit për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se ligjvënësit e tij nuk do ta përkrahin planin e kryeministrit Johnson për tërheqje nga BE-ja.

Votimi i sotëm i një marrëveshjeje u zhvillua në një atmosferë të ndezur si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë ku me mijra njerëz kishin dalë për të protestuar në Hyde Park, dhe jashtë Parlamentit për të kundërshtuar daljen nga BE.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet njoftuan se 16-vjeçari që hapi zjarr në një shkollë të mesme të Kalifornisë duke vrarë 2 persona, ka vdekur.

Në 10 muajt e parë të vitit 2019 pati më pak azilkërkues në Gjermani, sesa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, sipas shifrave të publi

Shirat intensiv që kanë përfshirë pothuajse të gjithë Italinë kanë sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve duke paralizuar shum

Bora, akulli dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi në Francën juglindore

Miliona amerikanë po ndjekin seancat dëgjimore në Kongresin amerikan lidhur me procesin për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Turqia ka dëbuar mbi 50.000 emigrantë nga Stambolli, përfshirë më shumë se 6,000 sirianë, që nga fillimi i një fushate kundër migracionit

Kupola e një xhamie është shembur gjatë ndërtimit në Turqi, duke bllokuar një inxhinier nën rrënoja për plot 24 orë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të vizitojë Londrën në fillim të dhjetorit për të marrë pjesë në një samit të NATO-s.

Një bazë e përdorur gjatë Luftës së Ftohtë për predha bërthamore ka dalë në shitje për 400 mijë dollarë.

Koreja e Veriut përdori fjalorin më të ashpër deri tani kundër ish-zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, të cilin e quajti “një qen të