Skandal në Itali, djali i themeluesit “Lëvizja 5 Yjet” akuzohet për përdhunim në grup

06/09/2019 - 16:42

Në kohën kur dilemat u shuan për krijimin e qeverisë së re bashkë me Partinë Demokratike, “Lëvizja 5 Yjet” në Itali, po përballet me një tjetër skandal të rëndë.

Mediat italiane raportojnë se Ciro, djali 19-vjeçar i themeluesit të Lëvizjes si dhe komikut të famshëm Beppe Grillo, u akuzua orët e fundit për përdhunimin e një vajze së bashku me shokët e tij, veprim ky që dyshohet të jetë kryer brenda ambienteve të një vile në Sardenja, e cila është pronësi të familjes.

Siç raportojnë mediat fqinje, akuzuesja është një modele me origjinë skandinave. Sipas dëshmive të modeles në polici, ngjarja ka ndodhur pas një nate të gjatë ku të rinjtë kishin konsumuar shumë alkool.

Djali themeluesit të “Lëvizja 5 Yjet” së bashku me grupin e shokëve janë marrë në pyetje nga policia italiane, ndërsa iu janë sekuestruar edhe telefonat celularë.

Brenda telefonave është gjetur një video e aktit seksual, që sipas avokatëve, është një provë e fortë se gjithçka ka ndodhur sipas dëshirës së modeles me origjinë skandinave dhe nuk ka prova që provojnë akuzën e "përdhunimit në grup".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës të Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavar

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi për ekonomistët; Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kre

Forcat ushtarake siriane janë zhvendosur pranë kufirit me Turqinë për t’i kundërpërgjigjur me armë agresionit turk ndaj kurdëve që ndodhe

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shfaq si rrallëherë më parë në publik, i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forca të

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgji

Tajfuni shkatërrues “Hagibis”, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Japoni, ka lënë gjurmët e tij vrastare. Dje në mëngjes