Gjashtë javë pasi u bë vendi i parë i Evropës Perëndimore që regjistroi 500,000 raste me koronavirus, Spanja është bërë e para që regjistroi një milionë të prekur, pasi raportoi gjithsej 1,005,295 infeksione deri të mërkurën në mbrëmje.

Ajo gjithashtu ka regjistruar 575 viktima gjatë javës së kaluar, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid në 34,366.

Ky rekord negativ vjen teksa qeveria spanjolle parashikon një shtetrrethim, por nga ana tjetër konfliktet politike mes qendrës dhe rajoneve kërcënojnë të rrezikojnë përpjekjet e vendit për të zbutur valën e dytë të pandemisë.