Spanja gati të aktivizojë nenin 155 mbi Katalonjën

Postuar: 19/10/2017 - 11:53

Spanja do të fillojë aplikimin e nenit 155 të Kushtetutës, që e lejon të vendosë sundimin direkt mbi rajonin e Katalonjës në kohë krize.

Zyra e Kryeministrit spanjoll tha se ministrat do të takoheshin për të aktivizuar nenin 155, pasi udhëheqësi katalanas kërcënoi se do të shpallë pavarësinë.

Në një letër dërguar kryeministrit të Spanjës, lideri i Karalonjës, Carles Puigdemont ka deklaruar se është i gatshëm të shpallë pavarësinë nëse nuk ofrohet dialog nga qeveria spanjolle.

Letra erdhi si kundërpërgjigje që qeveria spanjolle kishte vënë për pezullimin e autonomisë së Katalonjës, nëse rajoni nuk heq dorë nga përpjekja për pavarësi, sot deri në orën 10:00.

Pas referendumit të 1 tetorit, udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, nënshkroi deklaratën për pavarësi, por më pas hoqi dorë për t’i hapur rrugë dialogut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Recep Tayip Erdogan dhe partia e tij kryesojnë bindshëm zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të së dielës.

   Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi, raporton Anadolu Agency.

   Kompania Airbus lëshoi një paralajmërim mjaft të fortë këtë fundjavë, në lidhje me ndikimin e largimit të Britanisë nga Bashkimi Europ

   Mes Francës dhe Italisë janë rikthyer replikat mbi çështjen e emigracionit, të cilat u duk se u shuan pak ditë më parë, kur Kryeminist

   Një shpërthim në Gjermani shkatërroi një ndërtesë gjatë natës, duke plagosur të paktën 25 persona.

Turqia është në prag zgjedhjesh për të vendosur nëse do t’i japin Presidentit Rexhep Tajip Erdogan një mandat të dytë pesëvjeçar në garën

Policia argjentinase shkatërroi një bandë trafikantësh të drogës, pasi gjeti kokainë dhe marijuanë të fshehur brenda trofeve imituese të

Teksa fluksi i emigrantëve që vijnë nga brigjet libiane sa vjen e rritet, Italia refuzon një tjetër anije.

   Pas sistemimit të anijes Aquarius që u ankorua në portin e Valencias, Italia po përballet sërish me një situatë emergjente.