Spanja kërkon rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve

26/05/2020 - 13:23

Spanja ka kërkuar nga partnerët e BE që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën e ashtuquajtur Schengen.

"Ne duhet të punojmë me partnerët tanë evropianë për të përcaktuar rregullat e përbashkëta që do të na lejojnë rikthimin e lëvizjes së lirë në territorin evropian", tha ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez për mediat lokale.

Edhe pse vendet e BE-së kanë caktuar data të ndryshme për rihapjen e kufijve, duhet të ketë parime dhe rregulla të përbashkëta në të gjithë zonën Schengen, shtoi ajo.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ndërsa është e pesta në botë sa i përket numrit të viktimave. Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Spanja është në proces të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q

Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mb

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e terr

Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet në Rusi po jep rezultate shumë shpresëdhënëse.

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë.

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një

Policia në Seul të Koresë së Jugut ka gjetur trupin e pajetë të kryebashkiakut të qytetit, i cili u zhduk të enjten.

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas