Vijojnë të ulen shifrat e të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë. Në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë ndërruar jetë 102 persona duke e çuar në 27.563 numrin total.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë kjo është shifra më e ulët që prej mesit të muajit mars. Ndërsa të infektuarit e rinj janë 539 persona duke shkuar në total, 230.698. Të shëruarit nga koronavirusi deri më sot janë mbi 146.000.

Prej 11 majit më shumë se gjysma e 47 milionë banorëve të Spanjës hynë në fazën e dytë të planit të qeverisë për lehtësimin e bllokadës.

Në kuadër të saj, mjediset e jashtme të bareve dhe kafeneve mund të hapen në 50 % të kapacitetit, ndërsa brenda apo jashtë shtëpive mund të mblidhen deri në 10 persona së bashku.

Qeveria spanjolle vendosi ka vendosur që të gjithë personat që kthehen nga jashtë vendit do të karantinohen pët 14 ditë.