Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 683 persona duke e çuar në 15,238 numrin total të vdekjeve.

Që prej shpërthimit të pandemisë, në këtë shtet europian janë infektuar 152.446 njerëz ndërsa 52,165 janë shëruar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të reja ka qenë 5,756, duke shenuar renie nga ditet e meparshme.

Kryeministri Pedro Sanchez mbështeti propozimin për të shtyrë gjendjen e emergjencës deri më 26 prill.