Spanja regjistron rekord të të infektuarve me COVID-19

05/08/2020 - 21:41

Spanja ka regjistruar të mërkurën 1,772 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve brenda një dite qe kur u dha fund masave të izolimit.

Në po këtë ditë është regjistruar edhe një vdekje, duke e çuar numrin total të viktimave si shkak i pandemisë në 28,499. Në numrin e të infektuarve nuk janë përfshirë dy rajone, që ende nuk kanë bërë të ditura statistikat.

Ky lajm ka ardhur teksa Zvicra është kthyer në shtetin e fundit evropian që ka prezantuar masa të karantinës për udhëtarët që kthehen nga Spanja.

Spanja, muaj më parë, ka zbatuar disa prej masave më të ashpra të izolimit, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit.

Masat e kufizimit janë liruar gradualisht në muajin qershor, ndërkohë që të dhënat tregojnë që ekonomia spanjolle përgjatë kësaj periudhe ka përjetuar tkurrje prej 18.5 për qind.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pesë mijë klube, përfshirë restorante, piceri dhe bare në kryeqytet, të menaxhuara nga Camorra. Kjo është ajo që del nga një hetim i kara

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Britaninë e Madhe.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci e pavarur që operon pranë BE ka përditësuar listën e kuqe të s

Vijon të shënojë rritje numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Kryeministri i Kebekut njoftoi sot kufizime të reja për rajonet e Montrealit dhe Kebekut që kalojnë në nivelin më të lartë të alarmit për

Situata po eskalon në kufirin Armeni- Azerbajxhan teksa pala e parë tashmë akuzon zyrtarisht Turqinë se ka ndërhyrë në luftë dhe ka sulmu

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të martën se një milion vdekje nga COVID-19 ishte “një moment shumë i trishtuar”,

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

Organizata botërore Amnesty International ka tërhequr operacionin e saj nga India. Organizata në një njoftim bën me dije se qeveria e Ind

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.