Spanja ka regjistruar për sot shifrën më të lartë të rasteve të reja në 24 orë, që kur vendi hoqi bllokimin.

Vendi shënoi 3092 raste të reja, dita  e dytë radhazi me një numër të lartë infeksionesh.

Spanja filloi lehtësimin e bllokimit në fillim të muajit maj, por numri i infeksioneve të reja ka filluar të rritet me shpejtësi në javët e fundit.

Numri më i madh i infeksioneve është regjistruar kryesisht në rajonet verilindore të Katalonjës dhe Aragonit, megjithatë të sëmurë ka pasur edhe në brigjet jugore të vendit.