Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendos orët policore

25/10/2020 - 17:27

Spanja ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur orët policore në mbrëmje në përpjekje për të kontrolluar rritjen e re të rasteve me Covid-19.

Kryeministri Pedro Sançez tha se midis orëve 23:00 dhe 06:00 do të ndalohet qarkullimi dhe se masat do të hyjnë në fuqi nga dita e sotme.

Nën gjendjen e jashtëzakonshme, autoritetet lokale mund të ndalojnë edhe udhëtimin midis rajoneve, tha ai. Sançez tha se ai do t’i kërkojë parlamentit të miratojë një zgjatje të masave të reja nga 15 ditë në gjashtë muaj.

Spanja u godit rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në fillim të këtij viti dhe vendosi një bllokim shumë më kufizues – një nga më të ashpërit në botë.

Si shumë rajone të tjera evropiane, megjithatë, ajo është goditur nga një valë e dytë e infeksioneve.

“Situata nëpër të cilën po kalojmë është ekstreme”, tha sot Sançez në një fjalim televiziv, duke shtuar se “është më e rënda në gjysmëshekullin e fundit.”

Lëvizja midis rretheve do të përcaktohet nga udhëheqësit rajonalë dhe ka të ngjarë të varet nga nevoja e punës dhe mjekësisë.

Ekziston gjithashtu një kufizim në mbledhjet publike dhe private të familjeve të ndryshme për një maksimum prej gjashtë personash.

Masat e reja të urgjencës, për të cilat kishin kërkuar më shumë se gjysma e 17 rajoneve të Spanjës, zbatohen për të gjitha rajonet përveç Ishujve Kanarie.

I njëjti nivel emergjence u prezantua gjatë valës së parë të pandemisë në prill.

Spanja ka kaluar një milion raste që nga fillimi i pandemisë dhe gati 35,000 njerëz kanë vdekur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, paraqiti të martën emërimet për anëtarët e parë të kabinetit të tij, që përfshijnë ish-zëvendë

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.

"Kemi frenuar qarkullimin e virusit”. Janë fjalë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në nisje të një mesazhi që mbajti LI

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rud

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira

Vijon të vijnë shifra tepër negative nga Italia për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Kryetari i parë dhe vetëm me ngjyrë në bashkinë e New York, David Dinkins, ka ndërruar jetë sot në moshën 93 vjeç.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan “Moderna” për furnizimin deri në 1

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të emigrantëve duke u përplasur me ta dhe aktivistët që i mbështesnin.

Ish-Sekretari Smerikan i Shtetit, John Kerry, do të përfshihet sërish në administratën e lartë të presidencës së Joe Biden.