Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e rrethit Silivri, njoftoi Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave.

AFAD bëri të ditur se tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 6,99 kilometra dhe 21,68 kilometra larg rrethit nga Silivri. Tërmeti gjithashtu është ndjerë në Stamboll dhe qytetet përreth.

Ndërkohë, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, në rrethin Avcılar është rrëzuar minareja e një xhamie.

Shumë njerëz u dyndën menjëherë në rrugë dhe sheshe nga frika e shembjeve të godinave.

Deri më tani nuk raportohet për persona të vdekur.