Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me Covid infeksioni është ulur me 80%. Jo vetëm kaq, por ka 90% më pak shtrime në spital, ndërsa edhe vdekjet janë ulur me 95%.

Shkencëtarët e studimit kanë marrë mostrat e 13.7 milionë të vaksinuarish.

Ky është hulumtimi i parë nga një vendi anëtar i Bashkimit Evropian mbi ndikimin e vërtetë të imunizimit nga pandemia. Këto të dhëna janë marrë nga data 27 dhjetor deri më 3 maj.

Nga 13.7 milion njerëz të përfshirë në studim, 95 për qind morën të dyja dozat e Pfizer ose Moderna, dhe pesë përqind e mbetura u vaksinuan me AstraZeneca.