Stuhia “Dennis” godet Britaninë e Madhe, shkakton dy viktima

16/02/2020 - 15:37

Zona të shumta në Britaninë e Madhe janë në alarm për shkak të reshjeve të shiut dhe në Uellsin jugor është lëshuar madje edhe një paralajmërim i kuq, çka do të thotë se ka rrezik për jetën.

E gjithë kjo, ndërsa era e fortë dhe shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të përplasen mbi Britani, që pas stuhisë Kira po përballet tani me Dennis.

Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në vend ndërsa niveli i lumenjve vazhdon të rritet. Rreth 170 fluturime u anuluan të dielën, duke bërë që të prekeshin të paktën 25 mijë pasagjerë. Era e fortë madje ka bërë që të mbyllen edhe disa akse rrugore dhe ura.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë të shumta ndërkohë ndërkohë që të paktën dy viktima dyshohet se janë shkaktuar si pasojë e stuhisë.

Fundjavën e kaluar Kira solli rreth 184 mm shi dhe erëra të forta mbi Britani. Ajo bëri që qindra shtëpi të përmbyteshin dhe mbi 500 mijë vetë u zhytën në terr. Por ekspertët paralajmërojnë se Dennis, mund të shkaktojë akoma më shumë dëme e përmbytje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtari kryesor i Bashkimit Evropian dha dorëheqjen duke dënuar përgjigjen “zhgënjyese”, sipas tij, të Brukselit ndaj pandemisë së ko

Instituti gjerman për Virologjinë Robert Koch po kërkon vullnetarë që përdorin smartwatch dhe janë të gatshëm t’i vënë në dispozicion të

Më në fund duket se në Itali po shihen ulje të rasteve të reja të infeksionit në kurbën e epidemisë. Nëse në ditët në vijim konsolidohet

Boris Johnson është në kushte të qëndrueshme, ka kaluar një natë të rehatshme, nuk i nënshtrohet “ventilimit mekanik”, dhe nuk duket se k

Rastet e infektuara mme Covid-19 në Afrikë kanë arritur në 10,000, megjithëse shumica e ekspertëve besojnë se numri i vërtetë i infeksion

Në mbarë botën, shifrat ditore të njerëzve që humbin jetën nga COVID-19 rriten me ritme në frikshme.

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit parashikohet të çojë në humbjen e aq orëve pune që janë ekuivalente me 195 milio

Bashkimi Evropian njoftoi se ata do të sigurojnë 15 miliardë euro (16.4 miliardë dollarë) për të ndihmuar vendet e varfra të luftojnë pan

Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara.

Vazhdon trendi në ngadalësim i pandemisë së koronavirsusit në Itali, regjistrohen 604 viktima në 24 orët e fundit.