Një avion i vogël është rrëzuar në Suedi, jashtë ishullit Storsandskär, duke i marrë jetën 9 personave që ndodheshin në bord.

Aeroplani i modelit GippsAero GA8 Airvan në kohën e aksidentit ishte duke kryer ushtrime parashutizmi, gjatë njërës prej të cilave edhe u rrëzua pranë aeroportit të Umeå, në veri të vendit.

Shkaqet e aksidentit të avionit janë ende të pasqaruara. 

Dëshmitarë të ndryshëm i deklaruan policisë se disa prej parashutistëve u përpoqën të hidheshin drejt tokës, përpara se avioni të binte.

Kryeministri suedez Stefan Lofven ka siguruar se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.