Suedia ndërpret hetimet për akuzën e përdhunimit kundër Assange

19/11/2019 - 21:11

Prokurorët në Suedi  kanë ndërprerë hetimet lidhur me një akuzë për përdhunim bërë kundër themeluesit të Ëikileaks, Julian Assange në vitin 2010.

Assange e ka shmangur ekstradimin për në Suedi për 7 vite dhe e ka mohuar gjithnjë këtë akuzë.Më vitin 2012 kërkoi strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Më pas 48 vjeçari u dëbua nga ambasada në muajin prill dhe u arrestua nga policia britanike. Aktualisht po vuan dënimin prej 50 javësh, për shkelje të lirimit me kusht, në burgun Belmarsh në Londër.

Autoritetet amerikane e akuzojnë Assange-in për bashkëpunimin me analisten për inteligjencë ushtarake, Chelsea Manning për thyerje të fjalëkalimeve në mënyrë që të ketë qasje në kompjuterët qeveritarë me informacione të klasifikuara. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka një emergjencë në Oqean Viking, anija në brigjet e Siçilisë me 180 migrantë, e cila prej tre ditësh kërkon një port të sigurt.

Një nga vendet më të vonuara në Europë për rihapjen, Britania e Madhe nga sot ka lejuar funksionimin e kafeneve, bareve, restoranteve, pa

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 241.419 njerëz kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2 , ku gjatë 24 orëve t

Rusia njoftoi sot se kishte regjistruar më shumë se 10 000 të vdekur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, një bilanc që mbetet më i ul

Disa muaj më parë, shumë njerëz mund të mos kenë dëgjuar asnjëherë për ilaçin Remdesivir.

Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë këtë fundjavë, ndërsa po fiton vrull një fushatë për të hequr simbolet e trashëgimisë pro

OBSH u ka bërë thirrje qeverive të zgjohen dhe të impenjohen në luftën kundër koronavirusit.

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 223 raste të reja me koronavirus, duke shën