Të paktën 26 persona, burra dhe gra, u vranë në një sulm me armë zjarri në një klub nate në Meksikë, ndërsa 11 të tjerë mbetën të plagosur rëndë, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Ngjarja ndodhi në Caballo Blanco (Kali i Bardhë) në Coatzacoalcos, një qytet port në Veracruz, të martën natën.

Të mbijetuarit thanë se agresorët, të cilët besohet se ishin anëtarë të një bande, bllokuan daljet përpara se të hapnin zjarr.

Mediat meksikane raportuan se banda qëlloi drejt barit me armë dhe koktejle molotovi.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se sulmi ishte "i turpshëm", dhe se një hetim do të verifikonte sesi disa prej të dyshuarve ishin liruar së fundmi nga paraburgimi.

Dhuna e bandave, e drejtuar shpesh nga tregtia e drogës, nuk është e rrallë në Veracruz, një nga rajonet më të dhunshme në Meksikë.

Është një rrugë popullore për dërgesat e paligjshme të drogës ose trafikimit të qenieve njerëzore të destinuara për Shtetet e Bashkuara – dhe bandat rivale luftojnë për territorin dhe mbizotërimin.