Një sulm me armë ka ndodhur në Austin të Teksasit mëngjesin e së shtunës. 13 persona janë plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

6 prej tyre janë dërguar në spital dhe 4 të tjerë për trajtim mjekësor. Autori është në arrati, por policia ka dhënë një përshkrim të tij dhe i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg vendngjarjes.

Nga ana tjetër dyshohet që një bandë të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, por motivet janë ende të paqarta.