Tre burra dhe një grua kanë hapur zjarr në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale dhe deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 30, por numri nuk konfirmohet nga policia, raportojnë mediet e huaja.

Policia ka lajmëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë, teksa ka arrestuar 4 të dyshuarit për ngjarjen e tmerrshme.

Nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes, por sipas mediave lokale një prej personave që ka hapur zjarr është një australian dhe para sulmit kishte hapur një banderolë kundër emigrantëve.