Një person hapi zjarr në qendër të Moskës, Rusi pranë ndërtesës së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse ku mbeti i vrarë njëri prej oficerëve të sigurisë.

Nga të dhënat paraprake nga mediet ruse u raportua për 3 persona të vdekur, por nga hetimet viktimat janë dy persona, ndër to dhe sulmuesi.

Ndërsa nga shkëmbimet e zjarrit me oficerët federal, mbetën të plagosur dhe 5 efektivë të tjerë të cilët u dërguan menjëherë në spital.

Disa video u postuan në rrjete sociale ku dëgjoheshin krismat e armëve. Policia dyshon se është një sulm terrorist por ende nuk ka një rezultat përfundimtar.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.