Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Mediet turke raportojnë se një eksploziv i punuar me dorë, vendosur nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, shpërtheu gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Aktualisht raportohet për 7 civilë të vdekur. 4 persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 të tjerë sapo mbërritën në spital, ndërsa rreth 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar të përdorë të gjitha mjetet për të arrestuar autorët e këtij "sulmi të egër terrorist".