Sulm vetëvrasës në një dasmë

12/07/2019 - 11:13

Zyrtarët afganë thanë se së paku gjashtë njerëz u vranë kur një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në një dasmë në lindje të Afganistanit. Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, tha se sulmuesi, djalë i ri, i shpërtheu eksplozivët brenda shtëpisë së komandantit të një policie pro-qeveritare, në qarkun Paçeragam.

Komandanti në shënjestër është Malek Tor, i cili udhëheq një grup që lufton kundër talibanëve dhe grupit ekstremist Shteti Islamik. Autoritetet thanë se së paku 40 njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital. Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup.

Provinca Nangarhar është bastion i militantëve të Shtetit Islamik, të cilët janë aktivë në kufirin lindor të Afganistanit me Pakistanin. Grupi ka kryer disa sulme ndaj zyrave qeveritare, shkollave dhe organizatave të ndihmës gjatë viteve të fundit në Nangarhar. Ushtria amerikane vlerëson se ka rreth 2,000 militantë të Shtetit Islamik në Afganistan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Franca i ka qëndruar vetos së saj kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin Tayip Erdogan në Turqi si pjesë e një misioni për të bindur Ankaranë të ndal

Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se kë

Dymbëdhjetë kandidatë demokrat për zgjedhjet presidenciale 2020, u përfshinë të martën mbrëma në një debat të ndezur duke kërkuar përball