Sulmet e 13 nëntorit, Franca përkujton viktimat

Postuar: 13/11/2017 - 20:05

   Franca shënoi dyvjetorin e sulmeve të Parisit, që morën 130 jetë njerëzish në kafenenë, stadiumin “Stade de France” dhe sallën e koncerteve “Bataclan”. Plot 89 prej viktimave u shënuan në këtë të fundit, pjesa dërrmuese e të cilëve ishin të rinj.

Sulmet më vdekjeprurëse të Francës që prej Luftës së Dytë Botërore e sollën hijen e terrorit më pranë se kurrë, por nuk arritën ta mbillnin për një kohë të gjatë frikën e pasigurisë për të nesërmen në zemrën e banorëve të kësaj demokracie të vjetër europiane.

Ceremoninë përkujtimore e drejtoi presidenti Emmanuel Macron.

Shefi i Elizesë shkëmbeu edhe një përqafim me Jessie Hughes, udhëheqësin e grupit muzikor nga Kalifornia “Eagles of Death Metal”, që ishte duke performuar atë natë të kobshme në sallën e mbushur plot me të apasionuar pas muzikës së tyre, që të gjithë të pavetëdijshëm për gjëmën që do të mbërrinte.

“Zemra ime është këtu, e adhuroj këtë vend. Populli francez ishte ai që na e bëri të mundur rikthimin në jetë”, i tha Hughes presidentit të Francës.

Rreth 30 myslimanë francezë e belgë u mblodhën përpara murit të paqes në Paris, për të treguar mbështetjen e tyre ndaj viktimave të sulmeve xhihadiste. 13 nëntorin e vitit 2015, militantët e ISIS-it vranë dhjetëra vetë në goditjet e koordinuara, që synonin të merrnin sa më shumë jetë e të mbillnin terrorin në zemrën e kryeqytetit francez, por edhe atë të vet kontinentit të vjetër.

Që prej atëherë, Franca ka shtrënguar legjislacionin e saj me miratimin së fundi të një ligji që i jep policisë fuqi shtesë mbi bastisjen e pronave, përgjimeve elektronike dhe mbylljen e xhamive apo objekteve të tjera, nën dyshimin e predikimit të gjuhës së urrejtjes. Ligji në fjalë i dha fund edhe gjendjes së tejzgjatur të emegjencës në vend.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.

   Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot dhe pritet të fajësohet në kuadër të hetimit që hedh dyshime për përvetësimin

   “Ka qenë takimi më i keq i jetës time”.

Një gjykatë turke ka lënë në burg deri në ditën e gjyqit 24 persona, të cilët protestuan javën e kaluar mbi kushtet e punës në aeroportin

Një modele ruse pretendon se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tentuar ta helmojë me bar miu.

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venez