Sulmi në “Charlie Hebdo”, Britania rrit sigurinë në kufijtë e saj

08/01/2015 - 15:58

8 janar 2015 -  Qeveria e Britanisë së Madhe ka deklaruar se ka rritur sigurinë në kufijtë e saj, përfshirë portet dhe pikat e kontrollit që operojnë në tokën franceze, pas sulmit të djeshëm në selinë e “Charlie Hebdo” në Paris.

  Një zëdhënëse e kryeministrit David Cameroon ka deklaruar se forcat shtesë të sigurimit nuk janë të bazuara në ndonjë informacion specifik të inteligjencës dhe se nuk kishte plane të rritjes së alarmit të rrezikut të vendit, i cili tashmë është në nivelin e dytë më të lartë.  

“Si masë parandaluese kemi rritur sigurinë në kufijtë tanë. Për shembull në porte, njerëzit do të vërejnë një kontroll më të madhe të veturave e kamionëve, një skanim më të madh të mallrave dhe po ashtu prezencë më të madhe të dukshme të forcave policore”, ka deklaruar zëdhënësja për gazetarët.

/sot news/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpë

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundsh