Tre veta u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës, tha prefekti i këtij qyteti në një deklaratë për stacionin holandez NOS.

Pas disa orë ndjekje, policia tha se është vënë në pranga 37-vjeçarin me origjinë turke, që u identifikua si Gokmen Tanis.

Autoritetet thanë se sulmi “mund të ketë motive terroriste”. Kryeministri, Mark Rutte, tha se është “thellësisht i brengosur”, ndërsa radioja Holandeze tha se janë shtuar masat e sigurisë përreth selisë së qeverisë në Hagë.

Masat e sigurisë janë shtuar përreth shkollave, xhamive dhe metrosë pas të shtënave.