Një sulm me armë në Kongo, i ka marrë jetën ambasadorit italian atje dhe një polici.

AmbasadorI vdiq si pasojë e plagëve të marra ndërsa njerëzit e armatosur sulmuan autokolonën.

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos ka vdekur të hënën në një sulm ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara në lindje të vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë konfirmoi se një polic që udhëtonte me të u vra gjithashtu.

“Ambasadori Luca Attanasio, “vdiq nga plagët e marra ” pasi njerëz të armatosur hapën zjarr mbi një autokolonë të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara pranë Goma”,  raporton AFP. 

Sulmi ndodhi rreth orës 10:15 të mëngjesit me kohën lokale.