Nuk ka pasur konferencë të përbashkët mes delegacionit të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe atij të Bashkimit Evropian, i cili udhëhiqej nga Federica Mogherini.

Ende nuk dihen arsyet e anulimit të kësaj konference. Në orarin e Komisionit Europian ishte parashikuar që takimi të zhvillohet rreth orës 15:00. Pastaj është shtyrë për në orën 15:30 dhe tani në faqen zyrtare nuk figuron se nëse do të zhvillohet kjo konferencë.

Burime të Radio Televizionit të Kosovës kanë konfirmuar anulimin e konferencës së përbashkët të Haradinajt me Mogherinin e Hahnin. Burime të pakonfirmuara kanë folur për tensione gjatë takimit dhe për këtë është bërë tarifa ndaj mallrave të Serbisë.