Të dhënat shokuese të OBSH: Çdo minutë, 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar

14/09/2019 - 18:35

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar. Miliona vetë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhen viktimë e trajtimeve të gabuara mjekësore.

“Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanim Ghebreyesus në Gjenevë.

Për herë të parë për këtë OBSH shpall “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve” më 17 shtator. Me këtë organizata e OKB-së kërkon të tërheqë vëmendjen për këtë problem.

Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulëta e të mesme, 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore, transmeton DW shkrimet e mediave dpa, epd e kna.

Gama e gabimeve është e madhe – që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit.

Në statistikat e OKB-së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët. “Ky është një problem global”, ka thënë një nga krerët e OBSH-së, Neelam Dhingra-Kumar.

Një arsye është edhe hierarkia e fortë në spitale, ku personeli vartës nuk guxon të hapë gojën, apo punonjësit kanë heshtur nga frika e pasojave. Sipas ekspertëve, me një siguri më të mirë për pacientët, kursehen para, sepse pacientët e trajtuar gabim duhet të trajtohen më vonë shumë gjatë në klinika.

Presidenti i Dhomës së Mjekëve Gjermanë, Klaus Reinhardt është shprehur, se prioritet kryesor duhet të jetë siguria e pacientëve. “Cilësia dhe siguria duhet të jenë motorët e sistemit mjekësore dhe jo konkurrenca dhe presioni i shpenzimeve”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas kërcënimeve në adresë të shteteve se do të dërgonte ushtrinë për të shuar protestat, Presidenti Donald Trump duket se po tërhiqet nga

Mbetet në shifra konstante bilanci ditor në Itali nga pandemia e koronavirusit.

Pamje irrituese nga SHBA. Një reporter i Deutsche Welles që raporton nga Mineapolis tronditet nga një e shtënë me armë.

Një aeroplan ka fluturuar mbi Detroit duke tërhequr disa pankarta të mëdha, ku shkruheshin fjalët e fundit të George Floyd para se të vdi

Prej ditës së sotme (3 qershor 2020), Italia hap kufijtë e brendshëm e të jashtëm.

Mijëra protestues në Paris kundërshtuan një urdhër të policisë për ndalimin e tubimeve si rezultat i koronavirusit, ndërsa u mblodhën të

Spanja, një ndër vendet europiane më të goditura nga pandemia e koronavirusit, sjell lajmin më të mirë të ditëve të fundit.

Emergjencat Civile në Itali raportuan një tjetër ulje të viktimave në vend në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Raportimet e mediave në SHBA thonin se një polic dhe një para-ushtarak u goditën nga një automjet dje në Buffalo, New York, dhe u dërguan