Katër persona janë plagosur, mes tyre një djalë 6-vjeçar gjatë të shtënave me armë zjarri në ambientet e jashtme të një restoranti në Teksas, SHBA.

Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, të plagosurit janë transportuar në një spital pranë. Tre prej tyre raportohen të jenë rreth 20 vjeç, dy prej të cilëve janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërsa 6-vjeçari është qëlluar në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet janë vënë në kërkim të një autori të dyshuar, i cili thuhet se është parë të futet në një hotel aty pranë.