Tre persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në një supermarket në Florida. Nga raportimet mediatike, mësohet se mes viktimave ishte edhe një fëmijë.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në një supermarket ushqimor, ndërsa theksohet se një nga viktimat, dyshohet se është edhe autori i krimit.

Një deklaratë nga Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach konfirmohet se të shtënat ndodhën në Royal Palm Beach.

Deklarata thotë se policia u thirr në dyqan në Qendrën Tregtare Crossroads menjëherë pas orës 11:30.

“Pas mbërritjes, policët gjetën tre individë të vdekur nga plagët me armë zjarri”, thekson deklarata.

Viktimat ishin një burrë, një grua dhe një fëmijë.

“Qitësi është një nga të viktimat”, shton deklarata, pa dhënë hollësi për seksin e vrasësit.