Teherani kërcënon evropianët

14/01/2020 - 22:37

Irani paralajmëroi sot Berlinin, Londrën dhe Parisin në lidhje me pasojat e vendimit të tyre për vazhdimin e procesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sipas Paktit Ndërkombëtar për armët bërthamore të Iranit të vitit 2015.

“Sigurisht, nëse evropianët vazhdojnë në rrugën e nënshtrimit ndaj SHBA-së dhe nëse kërkojnë të abuzojnë me këtë proces, ata duhet të jenë të gatshëm edhe të pranojnë pasojat, të cilat tashmë u janë njoftuar”, tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë.

Teksti sugjeron se Teherani ka pak besim në deklaratat e mirëbesimit të evropianëve, ku u mbështetën ata për të ndërmarrë këtë veprim, për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të arritur në Vjenë në vitin 2015.

Tre vende evropiane, nënshkruese të marrëveshjes bërthamore iraniane, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, aktivizuan mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, parashikuar në tekst, me qëllim për të bindur Teheranin t’i rikthehet respektimit të angazhimeve të tij, njoftuan krerët e diplomacive në një komunikatë të përbashkët.

“Duke bërë këtë, tre vendet tona nuk i bashkohen fushatës që parashikon ushtrimin e presionit maksimal kundër Iranit”, shtojnë ata, duke lënë të kuptohet se nuk dëshirojnë t’i bashkohen politikës së sanksioneve të SHBA-së.

Aktivizimi i mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (MRD), me të cilën Parisi ka kërcënuar që prej disa javësh, mund të sjellë rivendosjen e sanksioneve nga OKB-ja.

“Evropianët nuk dëshirojnë të nxitojnë me kalimin në sanksione, por të ushtrojnë presion ndaj Iranit për të shpëtuar marrëveshjen e vitit 2015 (JCPOA) që ka të bëjë me programin bërthamor iranian”, nënvizoi Parisi.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell theksoi javën e kaluar se Irani duhet t’i përmbahet angazhimeve për të shmangur fundin e marrëveshjes për programin bërthamor, që ai nuk e përjashton.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Virusi vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Azinë është shumë më ngjitës sesa mendohej më parë dhe dikush që është i infektuar mund t

Administrata e Presidentit Trump ka publikuar rregulla të reja vizash që synojnë kufizimin e “turizmit të lindjeve”, një praktikë me të c

Mëngjesin e sotëm, policia e Belgjikës gjeti 23 emigrantë brenda një kamioni frigoriferik në portin e Zeebrugge. Nga hetimet paraprake re

Nëntë persona humbën jetën, ndërsa të paktën pesë të tjerë janë të zhdukur si pasojë e stuhisë “Gloria” që ka goditur Spanjën.

Presidenti francez Emanuel Macron është përfshirë në një sherr me oficerët e sigurisë izraelitë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, në ce

Qyteti kinez Wuhan është vendosur nën karantinë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit që besohet të ketë origjinën atje.

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një aeroport në Kaliforninë Jugore duke lënë katër persona të vdekur.

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Turqi dhe Iran.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell.

Kjo është mënyra si i evidentojnë me skanerë të posaçëm në aeroportet koreano-jugore, personat që mund të jenë prekur nga virusi misterio