Telashe për Weah, akuzohet se ka zhdukur 88.3 mln euro në Liberi

24/09/2018 - 16:47

Në Liberi ka plasur një skandal i madh ku në qendër të tij është presidenti George Weah. Një kontenier, në të cilin ndodheshin 88.3 milionë euro në kartmonedha liberiane të stampuara në Kinë dhe Zvicër me urdhër të qeverisë afrikane është zhdukur.

Shuma e madhe e parave mbërriti në portin e Monrovias (kryeqytetit liberian), por që aty ato humbën. Gjatë fushatës për president, ish futbollisti i njohur afrikan premtoi se ai do të bënte transparente gjithçka, do të luftonte korrupsionin dhe varfërinë. Por zhdukja e kësaj shume ka sjellë shumë reagime dhe polemika.

Weah u mbrojt dhe ia hodhi fajin fitueses së çmimit Nobel, Ellen Johnson Sirleaf, ish presidente, por ajo hodhi poshtë me forcë akuzat. Dokumentet në port tregojnë se dorëzimi i parave është bërë mes muajit shkurt dhe mars, pra kur në detyrë ka qenë Weah.

Qeveria ka vendosur të nisë hetimet, por populli kërkon që të kryhen nga institucione të pavarura. Që kur ish futbollisti mori detyrë, monedha liberiane ka humbur 20% të vlerës krahasuar me dollarin amerikan.

Ndërkohë që inflacioni është rritur dhe jeta e liberianëve është bërë edhe më e vështirë. Pra, si president, Weah po kalon kohë me të vërtetë të vështira.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një fotografi e babait dhe vajzës së tij të vogël të mbytur në lumë në kufirin Meksikë-SHBA, po trondit mbarë opinionin publik.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i shtoi kërcënimet kundër Iranit të martën, duke thënë se një sulm i Teheranit ndaj “çdo gjëje amerikan

Në paraqitjen e tij të parë në publik pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e përsëritura për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Pr

Një qytet i tërë është evakuar pas shpërthimit të një depoje të madhe armësh.

Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, për një periudhë i shumë pushtetshëm përpara se të humbiste privilegjet dhe të bu

Franca do të goditet nga një valë e nxehtë gjatë kësaj jave, me temperatura që parashikohen të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Pas vrasjes së Walter Lübckes, presidentit të presidiumit të Kaselit, (autoritet i landit), dy ministra federalë gjermanë, ai i Jashtëm,

Shtetet e Bashkuara kryen një sulm kibernetik ndaj sistemit kompjuterik të ushtrisë iraniane.