E gjithë Europa, këto ditë po përjeton ditë të nxehta me temperatura që janë pranë rekordeve. Në Paris termometri shënoi 42 gradë celsius këtë të diel.

Në këtë stinë të nxehtë, banorëve u shtohet një tjetër vështirësi në përditshmërinë e tyre, maska anti-COVID të cilën ata e kanë të detyruar t’a mbajnë në ambiente publike.

Në Madrid, banorët u janë drejtuar parqeve me shatërvanë, por edhe lumenjve e liqeneve për t’u freskuar mes temperaturave që kapërcejnë 40 gradë celsius. Në vëmendjen e tyre është edhe ruajtja e distancës sociale për të shmangur infektimin nga COVID-19.

Më pak të kujdesshëm duken banorët e Siçilisë, të cilët u dyndën plazheve, shkruan Klan. Temperaturat po i afrohen drejt 40 gradë celsius, teksa jo vetëm jugu i Italisë por e gjithë Europa është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan.