Sydney në Australi ka regjistruar një rekord të ri për sa i përket temperaturave, pasi termometri ka shënuar 40 gradë Celsius. Qyteti australian regjistroi një temperaturë minimale gjatë natës prej 25.4 Celsius, e cila konsiderohet një temperaturë jo e zakonshme.

Këto temperatura kanë sjellë dhe zjarre të shumta, ku qindra zjarrfikës po luftojnë kundër tyre për të kthyer situatën në normalitet. Gjatë javës së fundit temperaturat në Australi kanë qenë të larta, por në fundjavë ato shënuan dhe vlera rekord në disa pjesë të vendit.

Temperatura rekord e Sydneyt u regjistrua në Observator Hill, pasi dhe pse ora 04:30 e mëngjesit termometri shënoi 30ºC.

Këto temperatura të larta kanë nxitur mijëra qytetarë të dynden në det, pasi gjatë ditës termometri pritet të shënojë deri në 40 gradë.

Por Australia ashtu si e gjithë bota po përballet me COVID-19 dhe autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë distancimin social për të kufizuar përhapjen e virusit.