Tensione të ashpra në Hong Kong, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

24/05/2020 - 19:27

Policia në Hong Kong ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, që kundërshtonin planet e Kinës për të miratuar një ligj të ri të sigurisë në këtë territor.

Mijëra protestues kanë marshuar nëpër qendrën e qytetit ndërsa policia tha se 120 persona janë arrestuar. Më parë, 200 politikanë, nga e gjithë bota, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke kritikuar planin e Kinës.

Nënshkruesit e quajtën atë një “sulm gjithëpërfshirës ndaj autonomisë së qytetit, sundimit të ligjit dhe lirive themelore”.

Kina po kërkon të miratojë një ligj që do të ndalojë “tradhëtinë, shkëputjen dhe kryengritjen” në Hong Kong.

Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, ka premtuar mbështetje të plotë për ligjin e propozuar dhe tha se liritë e qytetit do të mbeten të pandryshuara.

Neni 23 i Ligjit Themelor, me të cilin qeveriset Hong Kongu, thotë se qyteti duhet të miratojë ligje të sigurisë kombëtare, për të ndaluar “tradhëtinë, shkëputjen dhe kryengritjen” kundër qeverisë kineze.

Por, ky nen nuk është zbatuar kurrë dhe ligjet nuk janë miratuar, për shkak të frikës se do të kufizonin të drejtat e banorëve të Hong Kongut, siç është liria e shprehjes.

Këto liri mbrohen nga një marrëveshje e bërë, para se Britania e Madhe t’ia dorëzonte Hong Kongun përsëri Kinës më 1997.

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Kinën të mos e miratojë legjislacionin e ri, duke thënë se një shkallë e lartë e autonomisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, ishin kryesore për të ruajtur statusin e veçantë të territorit./Rel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kundër të një projekti test

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus ka bërë që autoritetet në Australi të marrin masa duke rikthyer edhe një herë izolimin.

Mbi 3 milionë persona janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht 3 040 833 njerëz. Ndërsa, numri i vikt

Gjatë një interviste për CNN Brazil, presidenti Jair Bolsonaro ka thënë se ka simptomat e koronavirusit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi sot nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner.

Një studim me shkallë të gjerë i kryer në Spanjë ka treguar se vetëm 5% e popullatës kanë krijuar antitrupa ndaj korornavirusit, një e dh

Italia, e cila është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi, tashmë duket se po gjen qetësi nga pandemia, me numrat që janë gjit

Një 43-vjeçar azilkërkues rus është vrarë dje në qytetin austriak të Gerasdorf me një plumb në kokë pranë qendrës tregtare të qytetit.

Një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin e koronavirusit, ka përfunduar në pranga.

Autoritetet në rajonin verior kinez të Inner Mongolias, janë vënë në alarm pas zbulimit të një rasti të dyshuar si murtajë bubonike, sëmu