Një 37-vjeçar, shtetas amerikan është ndaluar orët e fundit nga Policia e Nju Jorkut, pasi hyri në Katedralen San Patrick duke mbajtur me vete lëndë djegëse.

Zyrtarët e policisë thanë se roja u përball me personin teksa ky i fundit po hynte në kishë.

Në fillim personi i dyshuar e hodhi lëndën djegëse, të llojit bënzinë në tokë.

Ai u tha se policëve se i kishte mbaruar karburanti i makinës dhe se i duhej të kalonte përmes kishës.

Por pas kontrollit rezultoi se ai kishte me vete disa bidona me karburant.

John Miller, zv-komisar policor tha se incidenti i dyshimtë ndodhi vetëm dy ditë pas zjarrit që përfshiu Katedralen e famshme Notre Dame në Paris.

Autoritetet kanë thënë se ende është “shumë herët” për të treguar nëse ky incident ka pasur motive terroriste.