Teori konspiracioni pas vdekjes së financierit Epstein

14/08/2019 - 22:03

Teoritë rreth vdekjes së financierit Jeffrey Epstein, i cili ishte në qendër të një çështje gjyqësore me akuzat e trafikimit për seks, kanë pushtuar rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Këto teori madje kanë arritur të depertojnë edhe tek mediumet kryesore. Në materialin në vazhdim, Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, i hedh një vështrim çështjes se si media sociale nxit pikpamjet ekstreme.

Kur u përhap lajmi se një financier i burgosur nën akuzat për abuzime seksuale kishte vdekur si pasojë e asaj që dukej si vetëvrasje, disa javë pas një tentative për vetëvrasje, media sociale shpërtheu me teori të ndryshme. Si ndodhi? Kush e bëri? Dhe pse? Presidenti Trump ndau në Twitter postimin e një komediani.

“Ai dinte gjëra për familjen Klinton dhe kështu përfundoi i vdekur”, u shpreh komediani Terrence K. Williams.

Vëzhguesit e medias sociale thonë se vdekja e financierit Epstein ishte stuhia e përsosur për keqinformim në Twitter, Facebook dhe YouTube. Irina Raicu është me Universitetin Santa Clara.

“Është bërë një prirje standarde ndërsa shohim këto valë keqinformimesh që bien mbi kokat e të gjithëve.”

Hany Farid është me Universitetin Berkley.

“Gjithmonë kemi patur teori konspiracioni, por tani kemi shpejtësinë dhe gjerësinë e përhapjes si dhe nxitjen e tyre falë medias sociale. Tani, kushdo mund të thotë çfarë të dojë.”

Një çështje është se mediat sociale si Twitter nxjerrin si parësore temat kryesore për të cilat po flasin njerëzit. Nga ana tjetër kritikët thonë se kjo ushqen më shumë idetë ekstreme dhe teoritë e konspiracionit, duke sjellë më shumë vëmendje tek ata.

“Ideja për të mos nxjerrë si kryeartikuj temat që debatohen më shumë, ka më shumë kuptim, sepse tërheq vëmendjen e njerëzve ndaj diçkaje që nuk u intereson. Dhe, nëse ajo që po debatohet më shumë janë teoritë e konspiracionit, do të thotë se media sociale luajti rol në përhapjen e kësaj”, thotë autorja Irina Raicu.

“Duhet shqyrtuar ideja e vënies së rregullave mbrojtëse në internet, sepse po shohim pasoja reale nga ato që po ndodhin në rrjetet e medias sociale”, thotë Hany Farid.

Pas çdo incidenti të profilit të lartë, rrjetet e medias sociale gjenden nën presion për të bërë diçka për kufizimin e pikpamjeve ekstreme përndryshe do të jenë entet rregullatore që do ta bëjnë këtë. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një kthim prapa total mbi menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, presidenti amerikan, Donald Trump i ka shkruar një letër mbështetës

Ura autostradë e Xhenovës Morandi u kthye në simbol të infrastrukturës së konsumuar për Italinë.

Më shumë se 27 milionë banorë në Filipine u rikthyen sot nën masa më të rrepta bllokimi, pasi numri i infeksioneve me koronavirus u rrit

Ministrja italiane e Transportit, Paola De Micheli tha se masat e sigurisë së udhëtimit të miratuara nga qeveria sjellin përfitime për tu

Në vendin ishullor Mauritius që ndodhet në Oqeanin Indian janë shëruar të gjithë të sëmurët me koronavirusin e ri (COVID-19).

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se aplikacioni për shpërndarjen e videove në pronësi të TikTok do të “dalë jashtë përdori

Një gjykatë në Frosinone, Itali vendosi se gjobat e vendosura gjatë karantinës janë të paligjshme.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka arritur në mbi 18 milionë, teksa disa shtete përballen me rritje të numrit të të

Ka shenuar rritje numri i viktimave ditore në Itali nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë.

Të paktën 40 pasagjerë kanë rezultuar me koronavirus në një anije në Norvegji, ndërsa më shumë se 100 pasagjerë janë vendosur në karantin