Njerëz nëpër rrugë që bërtasin, makina të dëmtuara, kaos. Kjo është situata në qytetin Elazig në Turqi, që ishte epiqendra e një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë lindore mbrëmjen e sotme. Në rrjete sociale janë publikuar videot e para, ku duket paniku i madh që ka pushtuar banorët.

“Tërmeti ishte shumë i fortë. Allahu i ndihmoftë vëllezërit tanë në Elazig”, shkruan dikush në Twitter, teksa poston një video brenda një shtëpie si lëkundet nga tërmeti.

Paraprakisht në rrjetet sociale raportohet për disa ndërtesa të shembura, ndër to edhe një pallat mbi 5 kate.

Shih videon: https://streamable.com/23ipb