Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Iskias në Itali, që gjendet disa kilometra larg Napolit.

Sipas mediave italiane, disa ndërtesa janë shembur nga tërmeti 3.6 ballë, i cili është regjistruar rreth ores 20.57. Lëkundja sizmike ka shkaktuar panik tek banorët, pasi ndërprerja e energjisë elektrike e ka vështirësuar edhe më shumë situatën.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë vrapuar për të dalë në rrugë. Kisha e Purgatorit është shembur, ndersa disa hotele kanë mbetur të izoluar.

Nga tërmeti janë shembur disa ndërtesa, muret e shumë shtëpive janë krisur, ndërkohë që autoritetet flasin për njerëz të humbur dhe shumë të plagosur. Deri tani është konfirmuar vdekja e një gruaje, raporton Ansa.

Ekipet e emergjencave janë në terren.