Ka shkuar në 12 të vdekur dhe 125 të plagosur bilanci i viktimave pas tërmetit me magnitudë 6 ballë që goditi dje Kinën dhe qytetin e Yibin, në provincën jugore të Sichuan.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:55 me orën lokale (16:55 në Itali) dhe është pasuar me 62 lëkundje të tjera.

Lëkundjet e dhunshme kanë shkaktuar shembjen e disa ndërtesave, mes të cilave një hotel në Changning dhe ka dëmtuar shumë rrugë.