Pas tërmetit me magnitudë 5.8 që tronditi sot Stambollin, ky imazh i Urës së Dëshmorëve të 15 korrikut, i cili u përhap me shpejtësi të madhe në mediat sociale, shkaktoi panik të madh. 

Ata që e postuan këtë foto pretendonin se ura ishte dëmtuar nga tërmeti dhe rrezikonte të binte, por e vërteta u zbulua shumë shpejt.

Departamenti i Policisë së Stambollit reagoi gjithashtu në një deklaratë duke shpjeguar se imazhi i përhapur gjërësisht në internet nuk i përkiste pasojave të sotme, ndaj edhe njerëzit duhet të qetësoheshin, raporton Hyrriet.

Presidenti Erdogan gjithashtu bëri një deklaratë ku thoshte: Mos mashtroni askënd me deklarata të tilla.