Të paktën 25 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur kur një tërmet me madhësi 5.8 ballë Righter goditi Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe zonat në provincën Punjab.

Tërmeti i së martës goditi 22 km (14 milje) në veri të qytetit Jhelum përgjatë kufirit që ndan pjesën bujqësore të provincës Punjab dhe Kashmirit të administruar nga Pakistani, tha agjensia gjeologjike e SHBA, USGS.

Ka të ngjarë që numri i viktimave të rritet, për shkak se shumë të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shumë banorë të Pakistanit kanë qëndruar jashtë, nga frika e tërmetit. Shefi i policisë së Mirpur, Gul Faraz i tha Al Jazeera se dëmi ishte i kufizuar kryesisht në zonën përreth Mirpur, në Kashmirin e administruar nga Pakistani, i vendosur rreth 85 km (53 milje) në juglindje të kryeqytetit pakistanez Islamabad.

Një zyrtar ka thënë se ka rrugë që jaën çarë më dysh. Tahir Mahmood, një zyrtar i lartë i policisë në Rawalakot, rreth 80 km (50 milje) nga Mirpur, tha se “ka shumë dëme në infrastrukturë [në Mirpur]”. Furnizimi me energji elektrike në rrethet Mirpur dhe Kotli u ndërpre, tha në një deklaratë Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive.